Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim së bashku me Komisionerin Shtetëror të zgjedhjeve Ilirian Celibashi, inspektoi para pak minutash qendrën e numërimit në Vasil Shanto, ku gjatë fjalës së saj e vendosi theksin tek një proces i rregullt i numërimit të verdiktit të sovranit.
Teksa përcolli mesazhet për procesin e numërimit, ambasadorja Yuri Kim bëri gjithashtu një apel të numëruesve dhe përkatësisë së tyre politike dhe u kërkoi atyre nëse nuk kanë veshje të tjera identifikuese të veshin bluzat mbrapsht për tu dalluar.
“Nëse nuk keni veshje të tjera me vete, mund të vishni mbrapsht bluzat tuaja”, u shpreh ambasadorja amerikane, ndërsa siguroi se do të jetë me ta derisa sa të nisë procesi i numërimit.