Ndërsa na ndajnë edhe dy ditë nga dita e votimit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka bërë thirrje SPAK që të ndjek penalisht personat e përfshirë në blerjen e votës, frikësimin dhe nxitjen e dhunës.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kim shkruan se SHBA-ja nxit SPAK-un që të ndjekë penalisht personat që shkelin ligjin, paqen dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar.
Yuri Kim:
Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve.
(R.G/Faxweb.al)