Duke shpërndarë një link të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se SPAK po jep rezultate duke përdorur ligjin antimafia.
“SPAK po jep rezultate, duke përdorur ligjin Anti-Mafia për të hequr përfitimin nga korrupsioni. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së. Ky është pikërisht rasti i korrupsionit që SPAK është krijuar të hetojë,”-shkruan ambasadorja.
Ky reagim vjen pas njoftimit ditëne sotme se “GJKKO ka sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla pas kërkesës së bërë nga SPAK. Bëhet fjalë për disa apartamente dhe ara në Tiranë dhe në Durrës. Disa ditë më parë Llalla u mor zyrtarisht si i pandehur për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive, vepër penale që sipas organeve hetuese e ka kryer tre herë.”