Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim ka reaguar për opinionin e Komisionit të Venecias duke treguar se ShBA është në të njëjtin mendim me të. Duke kujtuar shembullin e Skënderbeut, në shkrimin në Twitter, Kim tha se populli i Shqipërisë duhet të bashkohet për ti bërë ballë korrupsionit dhe padrejtësisë.
Reagimi i plotë i Yuri Kim: “Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada Flag of United States është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet & udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre…”
Faxweb.al raportoi rreth 1 javë më parë se Komisioni i Venecias publikoi opinionet lidhur me dy ligje në Shqipëri, atë të paketës anti-shpifje dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me të parë, Venecia u shpreh se ndryshimet ngrenë çështje të rëndësishme dhe nuk janë gati për miratim.