Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nuk ndalet Yuri Kim, tjetër postim për Reformën në Drejtësi: Mos merrni parasysh pengesat…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në Twitter lidhur me takimin që pati dje me përfaqësuesit e KPA-së, për të cilët thotë se bëjnë një punë të vështirë, por Vetingu duhet të ecë përpara, pavarësisht pengesave.

“Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat!”, shkruam Kim në Twitter.

Gjatë gjithë ditëve të fundit ambasadorja Kim ka mbajtur qendrime të forta në drejtim të politikës shqiptare, për të cilën thotë se është duke bërë lojëra të fshehta në kurriz të Reformës në Drejtësi dhe asaj zgjedhore.

“Mesazhi im është shumë i qartë, SHBA-të duan atë që dhe populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i Amerikës, dhe të jetë pjesë e familjes së madhe të BE-së, nuk mund ta keni këtë pa Reformë Zgjedhore dhe pa Reformën në Drejtësi. Kjo nuk mund të bëhet me pazare, ka ardhur koha që t’iu jepni fund lojërave, dhe të bëhet Reforma Zgjedhore dhe ajo në drejtësi, njësoj siç populli shqiptar është duke e pritur”, u shpreh Kim.

Gjatë gjithë ditëve të fundit, ambasadorja amerikane, por edhe diplomatë të tjerë në vendin tonë, kanë zhvilluar takime mjaft intesive me të gjithë krahët e politikës, ku iu kanë kërkuar përfundimin sa më parë të dy reformave. Kim ka propozuar dhe ndryshimin e sistemit në vendin tonë, për të aplikuar atë danez me lista të hapura, por derimë tani nuk ka pasur një dakordësi të gjerë nga klasa politike në vendin tonë. (E.K/Faxweb.al)

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *