Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar analisti Redi Varaku, për të folur mbi protestat që ishin paralajmëruar këtë shtator nga opozita. Varaku tha se Berisha është tërhequr nga përballja finale ndërsa edhe Rama po ashtu është tërhequr nga përjashtimi i “non gratave” nga politika.
Duke u ndalur tek takimi mes Yuri Kim dhe Ilir Metës, ai tha se ambasadorja amerikane kërkon të izolojë nga politika Berishën dhe për të ndarë Foltoren nga Partia e Lirisë.
Redi Varaku: Kemi një tërheqje të zotit Berisha nga ajo përballja finale që parashikohej në shtator. Meta e provoi te inceneratori i Tiranë por nuk ia arriti. Bie në sy tërheqja e qeverisë nga përjashtimi i “non gratave” nga politika dhe e Berishës nga një datë e mirëfilltë.
Uroj të mos jetë një pazar I radhës, se terhëqja nga të dyja anet lë një shije të keqe, nëse do të jetë pazar do të ishte fatale për qytetarët shqiptare. Nuk I di arsyet e verteta të terheqjes, mund të jetë organizimi por është e pafalshme që të lihen momente te rëndësishme politike për shkak të dobësimit, është një mangësi, dobësim e kësaj opozite, tregon mungesë serioziteti. Qytetarët nuk tolerojnë më. Nëse është pazar apo mungesë është e pafalshme që ky moment politik po kalon kështu pasi klima e jetesës në Shqipëri është e papërballushme.
Takimi i Metës me Yuri Kim?
Unë e shoh aksionin e ambasadores amerikane në favor për të dobësuar pozicionin e Berishës, si nje tentativë për të ndarë Foltoren nga Shtëpia e Lirise dhe për të bërë më të izoluar Berishën. E verteta e ketij takimi , do të shikojmë aktet politike, në të ardhem, është një përpjekje për të izoluar Berishën, pasi është shpallur non grata.