KQZ-ja ka miratuar ditën e sotme listën shumëemërore të Partisë Social Demokrate, ose sicc njihet ndryshe partia e deputetit Tom Doshi.
KQZ tha sot se nuk ka asnjë kusht që pengon PSD-ne nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit, prandaj dhe vendosi te regjistroje kete force per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kujtojmë se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri thirrje që emra si Tom Doshi nuk duhet të jenë në listën e kandidatëve në zgjedhje, duke theksuar se “votuesit shqiptarë meritojnë më shumë”. Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në “listën e zezë” Doshin, duke i ndaluar hyrjen në SHBA.
KQZ edhe më herët ka deklaruar se kërkesës së Ambasadës amerikane për mos lejimin e Tom Doshit në zgjedhje, do t’i përgjigjet në bazë të legjislacionit shqiptar.
(E.H/Faxweb.al)