Menjëherë pas takimit që ka zhvilluar bashkë me kolegë të tjerë në zyrën e kryedemokratit, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka lajmëruar një takim me Kryeministrin Edi Rama gjatë ditës së sotme.
Pas përfundimit të takimit të Kim bashkë me ambasadorin e BE dhe të Britanisë së Madhe me Bashën, asnjëra nga palët nuk është shprehur për mediat në lidhje me temat e diskutimeve që janë diskutuar.
Kjo axhendë e ngjeshur e takimeve të diplomatëve me liderët politik ditët e fundit, vjen në kuadër të reformës zgjedhore, ndërkohë mesnatën e kaluar ka përfunduar afati i vendosur nga palët në përmbylljen e saj.
Por ndryshe nga sa ishte parashikuar, mbrëmë ka dështuar gjetja e konsensusit pavarësisht orëve të tëra të diskutimeve me ndërmjetësimin edhe të një përfaqësuesi të ambasadës amerikane.
(F.GJ/FAXWEB.AL)