Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ylli Rakipi dëshmon në Prokurori: Çfarë di për çështjen Babale

Gazetari Ylli Rakipi ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me çështjen Babale, dhe mbi punën investigative të kryer nga gazetari Jetmir Olldashi. Rakipi është shprehur se ka qenë në dijeni të materialit, por atij nuk i duhej në audio dhe për këtë shkak nuk e ka pranuar në emision.

“E kam ditur që Olldashi ka patur një material video për Geron Xhafën, por nuk më interesonte se ishte pa video. I kam dhënë para Olldashit për investigimin por nuk ia doli të më sillte materialin që unë kam kërkuar.

Në këto kushte nuk më është dashur një matetial audio që më pas u publikua nga PD, por vetëm video.

Unë nuk e kam njëhur as Fredi Alizotin, as Albert Veliun. Pas këtij matetiali audio, Olldashi më ka kërkuar për të shkuar sërish në Vlorë, nuk kam pranuar pasi nuk kemi patur para të mjaftueshme në dispozicion si emision.

Më vonë Olldashi është larguar nga emisioni im për punët e veta dhe nuk kemi bashkëpunuar”, është shprehur Rakipi.

Lidhur me të njëjtën çështje kanë dëshmuar sot dhe prokurori Besim Hajdarmataj si dhe Geazment Bardhi në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike.

(E.K/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *