Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Rezistencë gazetareske”, Ndroqi reagon ashpër pas mbledhjes së fshehtë në Ministrinë e Brendshme: Askush s’e ha më këtë çorbë, ja qëllimi i vërtetë i sekuestros

Biznesmeni Ylli Ndroqi ka reaguar pas lajmit se në fshehtësi të plotë, po mendohet për zëvendësimin e punonjësve të sigurisë në ambientet e Ora News, me punonjës së kompanisë “Ilirian Guard” e cila është në varësi të Ministrisë së Brendshme, drejtuar nga Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndroqi shprehet se sekuestrimi i dy televizioneve është bërë vetëm me qëllimin për ndryshimin e vijës editoriale, ndërkohë që fton gazetarët që të rezistojnë, dhe të vazhdojnë të ruajnë pavarësinë, njësoj siç kanë bërë gjatë 14 viteve të fundit.

Ndroqi shkruan më tej se njësoj si në vitin 1944 kur u instalua diktatura, edhe tashmë po ndiqen të njëjta metoda ndaj mediave, edhe pse jemi në vitin 2020. Biznesmeni Ndroqi fton drejtësinë që të hetojë në mënyrë të pavarur, dhe pa ndikim politik, ndërsa shton se të gjithë ata që gatuan çorbën kundër tij, do të suprizohen shumë shpejt.

“Përshëndetje të dashur miq! Me tentativën për të zëvendësuar dhunshëm security privat që ruan ambientet e Yldon Media Group me policinë private të Ministrisë së Brendshme, maska e politikës ra përfundimisht. Qëllimi nuk është verifikimi i pasurisë por ndryshimi i vijës editoriale të medias sonë, Stafin që së bashku me mua, kanë kaluar dallgë në këto 14 vite, e kam informuar prej dy vitesh për çdo tentativë si politike, ekonomike dhe kriminale.

Njësoj si në 1944 kur qeverisja komuniste u paraqit se demokratike, të njëjtat metoda po përdoren dhe në vitin 2020. Surpriza do të ketë ditë pas dite për këdo që gatoi këtë çorbë që nuk e han askush. Rezistencë gazetarë! Kjo është një luftë, dhe lufta fitohet me sakrifica. Inkurajoj drejtësinë që të kryejë hetime e pandikuar politikisht si dhe jam në krah të gazetarëve për të kryer detyrën si në çdo ditë të 14 viteve të fundit, duke infirmuar publikun në mënyrë të paanshme dhe profesionale”, shkruan Ylli Ndroqi.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ai që zbuloi i pari atë që po ndodh me punonjësit e sigurisë në tv Ora dhe Oera Neës, ku shkruante se është mbajtur një mbledhje nën drejtimin e Sandër Lleshajt për të zëvendësuar rojet e sigurisë të ARB Sacurity me rojet e policisë së tij, ndërsa pagesa do të jetë disa herë më e lartë.

Reagimi i plotë: Edvini ka vendosur te falimentoje me çdo kusht televizionin Ora Neës! Ai do zevendesoje rojet e sigurise te ARB Security me rojet e policise se tij, Ilirian Guard, duke caktuar: 15000 euro page per to, katerfishin e parave qe shpenzohen tani. Kesaj i thone te vjedhim sa te mundemi! sb

Pershëndetje doktor, Dua të bëj me dije se sot në mesditë është bërë një debat në ministrinë e brëndeshme ku Sandër Leshi planifikon te marrë nen ruajtje institucionin e RTV Ora dhe Ora Neës. Eshte diskutuar qe kjo kompani do te paguhet rreth 15mije euro ne muaj rrethe kater fishin e shumes qe paguhet sot per sigurine e ketyre objekteve.Kam dijeni se drejtori teknik i “Ilirian Guardian” (policat e Sandër Leshit) po pregadit stafin e tij per te zëvendesuar rojet e ARB SECURITY të Arben Prenjasit vendrojet e Rtv Ora dhe Ora Neës me dhunë. Kjo gjë mund të ndodhi nga minuti ne minutë. Anonim ju lutem. Respekt per ju familjarisht.

(E.K/Faxweb.al)

A mendoni se duhet të hapen shkollat në 14 shtator sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *