Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi”, Manjani: Konstatimet janë të tepërta, vendi po rrëshqet në prag diktature

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani gjatë një interviste ‘skype’ në Fax News ndër të tjera ka folur në lidhje me Refomën në Drejtësi, ndërkohë që ka komentuar edhe deklaratën e ambasadores Amerikane Yuri Kim.

Ambasadorja Amerikane shkruante dje në mediat sociale se shpreson që mos të jenë të verteta fjalët për një marrëveshje për vrarë Reformën në Drejtësi, ndërkohë që sipas Manjanit këto konstatime janë të tepërta.

“Ato konstatime që ka marrëveshje pas krahëve janë të tepërta, kushdo që kan sy në ballë e sheh se nga Refromë Zgjedhore vendin është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe rrezikonë të mbetet edhe pa Gjykatë Apeli.
Janë në krizë të burimeve njerzore, numri i çështjeve është në rritje, gjyqtarët janë të tmerruar. Qeveria e ka shfrytëzuar këtë vakum për të vendosur epërsinë e vet nëpërmjet policisë së shtetit, e cila ka marrë forcë shumë të madhe.

Kjo për shkak se pushteti gjyqësor nuk ngrihet as kundër policisë së shtetit. Kjo është një dramë e madhe dhe nuk mund të themi se Reforma në Drejtësi ka ecur para kur vendi po rrëshqet në prag diktature. Nuk është ashtu siç thuhet. Janë edhe ligjet e Reformës që nuk kanë qenë siç duhet që krijonë ngëerçe dhe nuk krijnë fleksibiltet. Nuk është krijuar kurrë një kalendar për Reformën në Drejtësi dhe për pasojë janë krijuar vakume të tmerreshme që nuk do ti donte askush.
Unë kam qenë një denocnues i hershëm i strukturave të vetingut. Kam thënë që ka individë që kanë knonflikt të thellë interesi. Vetingu mbetet një situatë problematike, është i domosdoshëm po duhet bërë sipas rregullave.”- tha Manjani.(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *