AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Ylli i Barçës grumbullohet për herë të parë nga Spanja

Ansu Fati më në fund do të veshë fanellën e Spanjës. Ditën e sotme federata spanjolle e futbollit ka njoftuar se ylli i Barcelonës do të jetë pjesë e Kombëtares U-21, ku do të zëvendësojë shokun e tij të skuadrës Carles Perez.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim dhe është detyruar të largohet nga grumbullimi. Për Fatin ky është edhe grumbullimi i parë në Kombëtare. 16-vjeçari u pajis së fundmi me pasaportë spanjolle dhe FIFA kishte njoftuar se Fati ka të drejtë të luajë për Kombëtaren iberike.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *