Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Ibrahim Rugova Kosovë në aksin rrugor Prishtinë –Pejë. Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al duket se një makinë është rrëzuar në një anë, ndërsa një tjetër ka shkatërruar plotësisht parakolpin.
Ky është një aks rrugor tepër problematik pasi raportohen shpesh herë aksidente. Është ende e paqartë nëse nga ngjarja e sotme ka të plagosur dhe cfarë e shkaktoi përplasjen e automjeteve.