Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Dhurata luksoze dhe shtëpia e mbushur me lule, i dashuri i Xhesika Berberit nuk u kursye aspak për ditëlindjen e modeles

Xhesika Berberi festoi 29-vjetorin e lindjes dhe urimet nga miqtë e kolegët ishin të shumta teksa ajo ka reaguar duke shprehur falenderimet ndaj tyre. “Faleminderit për urimet. Jam e bekuar”, shkruan Xhesika përkrah fotos ku shihet e rrethuar me tollumbace dhe trëndafila të kuq.

Një atmosferë kjo, dedikuar vetëm për protagonisten e datëlindjes, nga djali që i ka rrëmbyer zemrën. Xhesika ka ndarë një video, ku shihen trëndafila dhe petale lulesh kudo përqark ambientit të shtëpisë.

Jo vetëm kaq, pasi si dhuratë modelja mori orën Patek Philippe, model unik i punuar me diamante. “Falemnderit dashuria ime”, ka shkruar Xhesika duke lënë të kuptohet se edhe kjo është dhurata speciale e partnerit.

Me një diametër prej 36.5 mm, ora luksoze është e punuar me plot 770 diamante të vegjël. Ndërsa, rripi dallon për veçantinë e tij, si punim me lëkurë krokodili. Ndërsa çmimi shkon mbi 73 mijë dollarë. Një dhuratë speciale, enkas për Xhesikën!

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close