Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Kuptoi se i pëlqenin femrat, Xheni Karaj rrënqeth me fjalët: Mendoja çdo ditë si të vdisja

Aktivistja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ishte këtë të hënë e ftuar në emisionin “Abc-ja e padites”. Ajo foli rreth temës “A mund të ndryshohet orientimi se.ksual?”

Xheni ndau eksperiencën e saj në studio, teksa tregoi se mosha e adoleshencës ka qenë një periudhë shumë të vështirë për të. Ajo ndihej e përjashtuar nga realiteti ku jetonte dhe mendonte çdo ditë të vr.iste veten. Kjo pasi në atë kohë ishin të paktë personat publikë që kishin pranuar hapur orientimin e tyre se.ksual.

“Në periudhën e adoleshncës sime ne nuk kishim modele, kishin bërë coming out publik shumë pak. Kjo periudhë për mua ishte shumë depresive, mendoja çdo ditë si të vdisja, sepse mendoja që nuk kishte vend në këtë botë për njerëz si puna ime,” u shpreh aktivistja.

Tashmë Xheni e ka pranuar publikisht dhe ajo bashkëjeton me partneren e saj, Livian. Dyshja kanë shprehur dhe dëshirën për t’u bërë me fëmijë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *