Kryeministrit Edi Rama nuk i ka mjaftuar fakti që kandidati i PD-së në Dibër Xhelal Mziu kërkoi falje pas deklaratës që kushdo që mendon të blejë vota, do ta pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan.
Sipas Kryeministrit Rama, falja e Xhelal Mziut nuk i duhet as dreqit, pasi ky kërkon falje nga frika e atyre siper tij, që sipas Ramës i kanë mbushur ato që s’thuhen në këtë rast.
“Ne do takojmë nga Durrësi të gjithë shqiptarët. Edhe atyre që nuk kanë lënë gurë për të na penguar në rrugën tonë. Durrësin dhe PS-në nuk ka forcë që e ndal. Patë një fytyrë të dalë nga zkafellat e historisë shqiptare. Një fytyrë të errët. Një fytyrë që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh. Një fytyrë që është shëmbylltyra më kuptimplotë e atyre që duan me çdo kush të na kthejnë mbrapa. Ky i tha disa njerëzve që ishin mbledhur aty, që mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj ky kërkoi falje. Falja e këtij nuk i duhet dreqit dhe jo shqiptarëvë. Në momentin që ky kërkon falje nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë për të kërkuar falje i kanë mbushur ato që s’thuhen në këtë rast, nuk kanë kërkuar ende falje për atë që ndodhin në Elbasan. Kërkoi falje për një fjalë të nxjerrë nga goja nga një analfabet funksional dhe akoma nuk kanë kërkuar për atë që u vra në Elbasan”, deklaroi Rama.
(E.H/Faxweb.al)