Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së në Kamëz, synon një kapitull të ri në politikë (Detajet)

Ish-kryebashkiaku i Kamzës njëherësh kreu i PD-së për këtë zonë elektorale ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa mësohet se ai do të jetë pjesë e listave të garës parlamentare në zgjedhjet e ardhshme.

Me ndryshimet e reja statutore por edhe në bazë të udhëzimeve që janë dhënë nga drejtuesit e PD-së, nuk lejohej që një funksionar të përfshihej në listat e kandidatëve për deputetë pa hequr më parë dorë nga detyra që mbante, kështu, Mziu ka hequr dorë nga drejtimi i Degës së Partisë Demokratike ne Kamëz.

Kjo nuk është dorëheqja e parë që ndodh në radhët e PD-së për të njëjtën arsye, pasi kujtojmë se në Fier dhe dorëheqjen Luan Baçi dhe në Korçë Andrea Mane.

Në lidhje me emrat e rinj që do të zënë pozicionet drejtuese të degëve të PD-së, pritet të zgjidhen së shpejti ku do të jetë pjesë e një gare brenda anëtarësisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *