Kryeministri Edi Rama në takimin që ka zhvilluar me biznesin e vogël është ndalur tek protesta e shumë bizneseve në vend dhe tek denoncimet për shkeljen e ligjit nga inspektorët tatimorë.
Për këta të fundit Rama tha se duhen denoncuar në platformën e bashkëqeverisjes dhe jo t’iu thuhet: “Xhan i vëllait, hajd të të jap një kafe…”
Më tej Kryeministri tha se nuk ka patur denoncime të shumta, gjë që tregon mungesën e vullnetin nga qytetarët për shkelësit e ligjit në administratë.
Kryeministri theksoi se protesta e biznesit të vogël është e dështuar, pasi sipas tij, bizneset që kanë protestuar nuk përfshihen në skemën e TVSH-së.
“Konsumi në trend rritës, protestën vazhdojeni, por dua të them dy gjëra, protesta është e dështuar. Nuk e ha njeri këtë historinë e qepenave, se ju jetoni me llogari nuk jetoni me propagandë. Por protesta duhet të vazhdojë, puna juaj sështë puna jonë fare se me kë votoni ju, çthoni ju në televizor.”-ka thënë Kryeministri.
(F.G/Faxweb.al)