07:21 | 28/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Xhami në hapësirën universitare, Krasniqi: Në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk duhet lënë asnjë objekt fetar!

21:21 | 29/12/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhami në hapësirën universitare, Krasniqi: Në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk duhet lënë asnjë objekt fetar!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklarimeve se në hapësirën e Universitetit të Prishtinës do të ndërtohet një xhami me 20 kupola.

Krasniqi në një postim në Facebook, ka thënë Kompleksi Universitar, duhet të mbetet aty ku është, dhe siç thotë ai, asnjë profiter nuk e ka të drejtën ta kthej tokën publike në objekte fetare.

“Kompleksi Universitar, duhet të mbetet aty ku është, asnjë profiter nuk e ka të drejtën ta kthej Tokën Publike të përcaktuar për gjënë më të shenjtë të një kombi, e që në fakt është e shenjtë për gjithë njerëzimin”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk duhet lënë asnjë objekt fetar!

Kompleksi Universitar, duhet të mbetet aty ku është, asnjë profiter nuk e ka të drejtën ta kthej Tokën Publike të përcaktuar për gjënë më të shenjtë të një kombi, e që në fakt është e shenjtë për gjithë njerëzimin, pra, për Arsimin, edukimin, dijet shkencore, pa të cilat gjëra nuk ka zhvillim, nuk ka progres, nuk ka shtet pasi nuk do kishte as komb modern e me kulturë tradicionale që i jep zemër, shpirt, mendje e jetë kombit e shtetit.

Në Kompleksin Universitar të Prishtinës nuk duhet lënë asnjë objekt fetar, pasi ai është i vetmi vend në Kryeqytet, ku është rezervuar për dije e dritë, për arsim e edukim, për studim e shkencë, për zhvillim e progres. Pa të cilat gjera, ky vend e ky komb nuk mund t’i shtijë rrënjët në ardhmëri. Nëse gjenerata e re e studentëve, nuk është më këmbëngulëse për t’i mbrojtur interesat e ardhmërisë së kombit, rrënjët tona do t’i mbesin vetëm të kaluarës. Gjersa ata do të mbesin pa ardhmërinë e tyre, të familjeve dhe të kombit të tyre.

Ata që nuk e ndjejnë vetën shqiptar, nuk ia kanë bërë asnjë argatë të vetëm shqiptarizmës, nuk e kanë as edhe një të drejtë t’ua mohojnë shqiptarëve ketë të drejtë, madje kushdo qofshin ata e në cilëndo fuqi të thirreshin ata!

Ardhmërinë e këtij kombi ia kanë përcaktuar: Bardhtlët, Agronët, Teutatë, Skënderbegët, Rilindësit, Pavarësistët e krejt deri të Adem Legjendaret e UCK-së!

Ketë duhet ta dinë të gjithë ata që shqipen e kanë gjuhë të nënës!

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: jakup krasniqi
Pas

Qytetari denoncon tek Berisha: Veliaj ka nisur fushatë gjobvënie ndaj bizneseve që ka licensuar vetë

Para

Vrau 12 vetë , zjarri në New York u shkaktua nga një 3-vjeçar duke luajtur

Para
Vrau 12 vetë , zjarri në New York u shkaktua nga një 3-vjeçar duke luajtur

Vrau 12 vetë , zjarri në New York u shkaktua nga një 3-vjeçar duke luajtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Fundjavë me diell, por e ftohtë, ja cilat janë zonat ku termometri do të shënojë nën zero

Horoskopi sot, ja çfarë kanë menduar yjet për ju

Federata Shqiptare e Futbollit shpall më të mirët e vitit 2022 në fushën e blertë

“McGonigal nuk përfaqëson FBI dhe punonjësit e saj”, reagon për herë të parë drejtori Wray: Ka katër vjet i larguar nga ne, të vihet para drejtësisë

Si të parandaloni dhimbjen në rrënjët e flokëve, mësoni disa mënyra të thjeshta

Krimi i dyfishtë në familjen në Gramsh/ Flasin fqinjët: Njerëz të mirë ishin, autori duket sikur nuk ishte mirë nga mendja

Rama mungon në mbrëmjen gala të Superiores, Armand Duka: Kryeministri është sëmurë

Peisazhet magjike shqiptare vijnë në ekspozitën “Plaime Aire”, Xheneta Kadillari: Synimi jonë është paraqitja e realitetit të vendit tonë

Adoleshentët përleshen me persona të paidentifikuar në Kamzë, dëmtohen dhe dërgohen në spital

Sondazhet nxjerrin Lionel Messin më të mirin e vitit 2022, cilët e pasojnë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.