Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rikthehet saga e hakmarrjes mes familjes Llanaj dhe Xhaferraj, si shpëtoi për herë të dytë Nihati, i bënë pritë te banesa e tezes

Rikthehet saga e hakmarrjes mes familjes Llanaj dhe Xhaferraj në qytetin e Vlorës.

Nihat Xhaferraj nga Selenica e Vlorës i ka shpëtuar mbrëmjen e djeshme një tjetër atentati, i cili këtë herë i ishte organizuar teksa ishte në banesën e tezes së tij në Fier, në fshatin Mbrostar. Sipas njoftimit të Policisë dhënë mëngjesin e sotëm, Xhaferraj është plagosur në krah, ndërkohë që autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, dhe mbeten ende të paidentifikuar.

Familjarët pensionistë të të plagosurit janë shumë të frikësuar dhe te tronditur nga ngjarja. Xhaferraj kishte marrë urdhër mbrojtjeje pas ngjarjeve dhe vrasjeve që kishin ndodhur në fisin e tij e për këtë arsye strehohej tek shtëpia e tezes së tij.

Në errësirë të plotë, ata janë futur në oborrin e shtëpisë ku ndodhej 50-vjeçari duke kaluar murin mbrojtës të një banese ngjitur që ishte e pabanuar.
Kanë tentuar ta qëllojnë nga dritarja, por Nihat Xhaferraj ka shpëtuar me vetëm një plagosje në krah, dhe pas marrjes së mjekimit në Fier është dërguar për në Tiranë.

Por kush është Nihat Xhaferraj?

Në vitin 2011 ai i ka shpëtuat një tjetër, ndeërsa autori u kap pak pas ngjarjes nga ku u identifikua si nip i familjes Llanaj, po nga Selenica, me të cilët konfliktet datojnë shumë herët.

Një hasmëri e vjeter, nisur që prej vititi 1998 mes dy fiseve Llanaj-Xhaferraj.

Konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferaj, rezulton të ketë nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysho Xhaferaj, BABAI I Nihat Xhaferraj. Baftjar Llanaj u akuzua nga prokuroria për vrasjen e tij. Nuk kaloi shumë dhe në qershor 2011 u ekzekutua në Vlorë Baftjar Llanaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2011 rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”. Sipas burimeve të Policisë së Vlorës në atë kohë, 60-vjeçarit Llanaj i është zënë pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona. Pas krimit policia arrestoi autorin Sako Xhaferaj, nipi i Gjysho Xhaferaj, pasi Sako kishte mbetur vetë i plagosur në këtë ngjarje të rëndë.

Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferaj, djali i viktimës Gjysho Xhaferaj të vrarë në 1998. Autori kapet dhe identifikohet si Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Pas krimit u arrestua Altin Aliaj, i cili më pas u lirua nga gjykata. Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysho Xhaferaj.

Ndërsa ngjarjet e rënda kanë pasuar njëra tjetren, pak muaj më parë, konkretisht në muajin Maj sërish nipit të Gjysho Xhaferraj, Jetnor Xhaferraj i është bërë atentat për ta vrarë, por fatmirësisht edhe ky i fundit ka marrë një plumb në krahe.

Jetnor Xhaferaj është tentuar të vritet me armë zjarri. Xhaferaj ndodhej pranë banesës së tij, kur një person i maskuar ka hapur zjarr nga brenda një automjeti. Një breshëri automatiku ka prishur qetësinë në Selenicë të Vlorës, ndërsa fatmirësisht nga ky atentat ka shpëtuar pa lëndime të shumta, objektivi i këtij sulmi me armë 50-vjeçari Jetnor Xhaferaj./FAXWEB.AL

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *