AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Xhafaj takon ambasadorët e BE-së: Jemi në rrugën e duhur për të konsoliduar shtetin ligjor

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në përfundim të takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së ka bërë publik rezultatet nga takimi.

Në një status në Twitter, Xhafaj shkruan se takimi ka ardhur pas interesimit të diplomatëve dhe shton se bashkëpunimi vazhdon.

Reagimi i Xhafajt:

Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.
Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha: si në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit #ForcaELigjit, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Policimit në Komunitet, Vettingun etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.
Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara

(F.G/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *