Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Xhaçka me shenja lodhje: I gjithë aksioni ka dhënë rezultatet e tij për mirë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qenë sot e pranishme në Darzeze. Me shenjat e lodhjes që i dukeshin në fytyrë ministrja tha se Forcat e Armatosura kanë bërë një punë të shkëlqyer.

“Forcat e Armatosura kanë punuar ditë edhe natë, ndërsa janë në krye të detyrës edhe sot që për ta duhet të ishte një ditë festive. Kemi pasur prurje shumë më të mëdha se në 2015-tën, ndërkohë që dëmet janë më të pakta, ndikuar kjo dhe pastrimi i akseve që u bë pak kohë më parë.

I gjithë aksioni ka dhënë rezultatet e tij për mirë. Tashmë mbetet pastrimi i vendit nga ato që lanë pas përmbytjet. Ka qenë i shkëlqyer bashkëpunimi i të gjithë aktorëve.”, u shpreh Xhaçka.

(E.K/FAXWEB) 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *