Detaje të reja janë zbuluar për krimin në familje që ka ndodhur në Alabama, ShBA, pasi është vrarë një grua, e cila punonte si modele erotike në internet. Hetimet kanë gjetur gjurmët e gishtërinjve të William Jeffrey West, 47 vjeç, në një shishe, të cilën dyshohet se e përdori për të marrë jetën e gruas së tij Kathleen Dawn West, një nënë 42-vjeçare.
Ajo njihej në internet si “Kitty Kat West” dhe punonte në faqet për të rritur. Një ekspert i gjurmëve të gishtave dëshmoi të enjten se provat tregojnë se shishja ishte mbajtur përmbysur nga burri në drejtim të fytit të gruas.
Kat, e cila kishte ngjashmëri me Marilyn Monroe, shfaqej në poza joshëse në rrjete interneti me pagesë.
West, i mbështetur nag familja e tij dhe ajo e gruas së ndjerë, thotë se nuk e ka vrarë Kat dhe argumenton se ajo vdiq aksidentalisht kur u rrëzua e përplasi kokën.
Raporti i autopsisë tregonte se e ndjera kishte nivel të lartë alkooli në gjak, dhe mbrojtja e West argumenton nuk ka pasur tensione mes çiftit për imazhet e saj erotike në rrjet.
West thotë se zanati ekzibicionist i gruas së tij nuk e shqetësonte, por pranonte se kishte njëfarë tensioni për arsye se Kat kishte nxitje më të lartë seksuale se ai dhe kërkonte seks 4-5 herë në javë.
“Nuk jam aq seksual sa ç’ishte ajo. Unë jam i lumtur me veten time, ajo nuk e pëlqente këtë,” thotë i akuzuari, duke shtuar se nuk do ta lëndonte kurrë gruan e tij.
Hetuesit gjithashtu panë mesazhet e dërguara mes tyre një muaj ose javë para se trupi i saj pjesërisht nudo të gjendej jashtë shtëpisë së çiftit në Calera. Në një mesazh dërguar vetëm tetë ditë para se të gjendej trupi i saj, Kathleen West i tha burrit të saj se ajo e dinte që ai nuk “donte të ishte me të”, por pretendoi se gënjeshtrat e tij po e dëmtonin më shumë.
“Bejbi, të dua”, u përgjigj William West. Disa ditë më parë, Kat West i kishte dërguar mesazh burrit të saj se ishte “hera e fundit që do të më shkelësh. Ju nuk më doni? Mirë. Dikush do më dojë.”
Kat West gjithashtu i tha burrit të saj se ai ishte “duke hedhur poshtë 14 vjet martesë”.