Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

WhatsApp ofron shërbimin që e duam të gjithë, ky është shteti i parë që po e provon

Më në fund do të mund të marrim dhe të dërgojmë para përmes ËhatsApp. Aplikacioni ka mundësuar sistemin e pagesës për përdoruesit në Brazil, të cilët janë të parët që do të mund të dërgojnë dhe të marrin para përmes aplikacionit duke përdorur Facebook Pay.

ËhatsApp thotë në postimin e tij në blog se shërbimi i pagesave, i cili aktualisht është falas për përdoruesit (d.m.th., nuk mbahet ndonjë tarifë komisioni) por bizneset paguajnë një tarifë përpunimi 3.99% për të marrë pagesën, do të funksionojë me anë të një PIN-i gjashtë shifror ose gjurmëve të gishtërinjve për të përfunduar transaksionet.

Ky shërbim do të përdoret duke e lidhur llogarinë tuaj ËhatsApp me kartën tuaj të kreditit ose të debitit Visa ose Mastercard. Cielo, një procesor pagese, po punon gjithashtu me ËhatsApp për të përfunduar transaksionet.

“Ne kemi ndërtuar një model të hapur për të mirëpritur më shumë partnerë në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

ËhatsApp kishte testuar me muaj shërbimin e tij të pagesave midis përdoruesve në Indi, kështu që shumë menduan se tregu i dytë më i madh në botë do të ishte rajoni debutues për këtë shërbim. India ka 400 milionë përdorues aktivë mujorë, ndërsa tregu i dytë më i madh është Brazili me 120 milionë.(M.H/Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *