Është pezulluar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë shefi i policisë së burgjeve në Drenovë Adriatik Parisi.
Burime për Fax News bëjnë me dije se Parisi u pezullua në kuadër të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve duke vënë në rrezik sigurinë e burgut te Drenoves.
Kjo është hera e dytë që Parisi pezullohet në harkun kohor të dy viteve. Në mars të 2017 u pezullua për futje droge në burg, konkretisht herorinë.
Bashkë me Parisin asokohe u pezulluan dhe 7 punonjës së sigurisë në burgje, po duket se dhe rikthimi i tij në krye të institucionit nuk ka qenë shumë i gjatë.
(E.K/FAXWEB.AL)