Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar paraditen e sotme se projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar do të ndërtohet nëpërmjet metodës “Partneritet-Publik-Privat”, quajtur ndryshe PPP.
Në një postim të fundit në Facebook, Rama shkruan se ky është projekt i një studioje të famshme ndërkombëtare.
“TEATRI I RI KOMBËTAR MBI GËRMADHËN E TË VJETRIT
Sot pasdite, 17.00, në sallën e ekspozitave të COD, Qendra për Hapje e Dialog, në Kryeministri, prezantohet Projekt-Propozimi i Teatrit të Ri Kombëtar/ Një nisëm frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social. Një projekt i studios së famshme ndërkombëtare, BIG ERTV Live”, shkruan Rama.
Debati për Teatrin Kombëtar ka nisur prej javësh, pasi artistët ngritën shqetësimin se teatri do të prishej për t’u ndërtuar një kullë. Ende ka mbetur i paqartë për publikun projekti i ri, në një kohë kur artistët nga njëra anë kundërshtojnë projektin dhe thonë se sipërfaqja e teatrit do të zvogëlohet, dhe ministria nga ana tjetër që deklaron se trualli i teatrit nuk do të cënohet.
(F.G/Faxweb.al)