Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Vullkani është duke shpërthyer, vazhdon dasma…

Një çift në Filipine u kurorëzuan në martesë të dielën, pavarësisht shpërthimit të një vullkani që hidhte hirit në qiellin prapa tyre.

Chino dhe Kat Vaflor ishin duke thënë po në një vend 10 milje larg Vullkanit Taal, kur fotografi i dasmës Randolf Evan kapi fotografi dramatike të çiftit me tufat e hirit që dukeshin pas tyre në qiell.

Vullkani Taal, rreth 37 milje në jug të Manilas në ishullin Luzon, shpërtheu pasdite, duke detyruar banorët të evakuohen pasi ekspertët paralajmëruan se një tjetër “shpërthim eksploziv i rrezikshëm” mund të ndodhte.

“Ne në fakt ishim nervozë sepse vazhdimisht kontrollonim mediat sociale për azhurnime mbi shpërthimin vullkanik. Kështu që në fakt ishim të vetëdijshëm për paralajmërimet dhe nivelet e përshkallëzimit që po shpalleshin në kohë reale,” i tha Evan CNN.

“Ne gjithashtu diskutuam në mënyrë diskrete mes nesh se çfarë duhet të bëjmë nëse keqësohet gjendja”.

Evan tha se të gjithë në dasmën në Savanna Farm Tagaytay nga Solange qëndruan “të qetë” pasi çiftit që tha “Pranoj”.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *