Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Vuçiç: Të hënën do shkoj në Bruksel, takohem me Kurtin, nuk më intereson se çfarë thonë ata, ne kemi interesat tona rezultati shihet në fund të lojës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të udhëtojë të hënën për në Bruksel, ku është planifikuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti një ditë më vonë.

“Unë po shkoj në Bruksel të hënën, të martën ka një dialog që është i rëndësishëm”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se dialogu është i rëndësishëm dhe se është e rëndësishme që “të flasim për shkak të njerëzve në Kosovë dhe Metohi”. Më tej shtoi se “rezultati shihet në fund të lojës”.
“Unë gjithmonë i kam admiruar ata që kërcënojnë të rrahin kundërshtarët e tyre para ndeshjes, nuk më intereson se çfarë thonë ata. Ne do të kujdesemi për interesat tona. Nuk do të jetë e lehtë në Bruksel, ata vijnë për ta organizuar shfaqjen, rezultati shkruhet në tabelë në fund”, theksoi Vuçiç.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.