Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Vuçiç pas takimit me Grenell në Gjermani: Shyqyr që Trump po i kërkon Kosovës ta heqë urgjent tarifën

Ashtu sikurse e raportuam më herët, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në pasditen e së enjtes në Gjermani.

Takimi mes tyre  ka ndodhur në Bavari, ku dy zyrtarët kanë shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut për Siguri.

Vuçiç ka shkruar në Tëitter pas takimit me kryediplomatin amerikan, duke vënë theksin në largimin e taksës në mënyrë që dialogu të vazhdojë.

“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është e rëndësisë më të madhe që amerikanët insistojnë për largimin e tarifës. I jam falënderues Richard Grenellit, Mike Pompeos dhe Presidentit Trump për këmbënguljen që tarifat të hiqen urgjent, në mënyrë që negociatat tona me Prishtinën të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *