AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Vuçiç nxjerr zbuluar Thaçin: Më ke premtuar se heqja e taksës është punë ditësh

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, i kishte premtuar se çështja e taksës është punë ditësh, ndërsa shton se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj dhe masa nuk është hequr.

Vuçiç i bëri këto komente gjatë fjalës së tij ku ishte I pranishëm në panelin e diskutimit në forumin ‘Globsec’ të Sllovakisë ku nuk la pa përmendur edhe milionat që ka humbur Serbi për shkak të vendosjes së tarifës..

“Ju me keni premtuar se çështja e taksës është punë ditësh, kanë kaluar muaj dhe një masë e tillë ende qëndron. Jam i interesuar në ato miliona që ju takojnë Serbisë, leni tarifat dhe ne mund të vazhdojmë me bisedimet ”, citohet t’i ketë thënë presidenti serb homologut kosovar.

Më tej, Vuciç ka folur edhe për marrëveshjen e CEFTA-s, duke thënë se nëse masa hiqet janë të gatshëm të fillojnë menjëherë dialogun.

“Kosova ka nënshkruar me Beogradin marrëveshjen e CEFTA. Serbia nuk ka dashur të ndalë qarkullimin e mallrave me Prishtinën, ne skemi bërë asgjë këta kanë bërë vetëm pse këta janë ndier të turpëruar sepse menduan se Serbia do të njohë apo mbështesë pavarësinë e tyre që nuk ka qenë kurrë qëllimi. Mund të tregoj se jemi gati të fillojmë bisedimet menjëherë”, tha presidenti serb.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *