Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka kthyer përgjigjie sekretarit amerikan të shtetit pas letrës që ky i fundit i ka dërguar ku i kërkonte që Serbia dhe Kosova të arrinin njohjen reciproke mes tyre.
Vuçiç shkruan se nuk e sheh njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si diçka që do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit por mund të ndodhë e kundërta. Ai është shprehur se një gjë e tillë nuk është e mundur.
“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të ndërtohet në mënyrë që serbët të poshtërohen, kjo nuk do të jetë e mundur”, tha Vuçiç, duke theksuar se kjo do të jetë gjithmonë përgjkigjia e tij ndaj kësaj pyetje.
Vuçiç vlerësoi se paralajmërimi për ngritjen e bazës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut dhe pjesëmarrja e saj në stërvitjen ushtarake të NATO-s nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si mund të bëjnë atë që dëshirojnë.
“Unë besoj se paqja dhe stabiliteti do të ruhen në Kosovë dhe Metohi. Kjo nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si ata mund të bëjnë atë që duan, pa shumë përgjegjësi. Nëse ekziston një rrezik më serioz ose kërcënim për popullin serb… Unë nuk kam pse të vazhdoj. Serbët nga Kosova dhe Metohia dinë gjithçka”, tha Vuçiç.