Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku tha se bandat të vriten me njëra-tjetrën.
Manjani thotë që kjo është një deklaratë e rëndë, pasi kryeministri po çon njerëzit drejt vetëgjyqësisë. Ish-ministri vijon duke thënë se në rast se do të zbatohej vetëgjyqësia bie roli i shtetit, i qeverisë dhe institucioneve ligjzbatuese.
Manjani shton se kushdo që voton Ramën pas këtyre deklaratave meriton etiketimin shpellar.
Reagimi i Manjanit:
Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njeri-tjetrin”!
Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin!!
Rëndë shumë!
E lëmë mënjanë pjesën kënaqësive perverse, nëse do zbatohej vetgjyqësia, përse na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia?!
Apo për PPP e koncensione!
Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”!
(E.K/FAXWEB.AL)