Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Vrau të birin në mes të Prishtinës, kush është babai i Albert Krasniqit, ish-luftëtar i UÇK-së dhe biznesmen i njohur (Emri+Foto)

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinën, ku babai ekzekutoi me armë zjarri djalin e tij.

Mësohet se viktima është Albert Krasniqi, dhe ekzekutori Skënder Krasniqi, një ish luftëtar i UÇK-së, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin kosovar mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë.

Albert Krasniqi është një personazh i njohur i shoëbizit, ku njihet për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit të Hip Popit ‘Babastars’.  Ai ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.

Kujtojmë se Krasniqi është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close