”Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në ngarkim të ish efektivit të Reneas Arbër Paplekaj i cili akuzohet për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani para zgjedhjeve parlamentare të 2021. Seanca e sotme u shty pasi një pjesë e avokatëve kërkuan kohë të njihen me provat.Seanca e radhës është shtyrë ditën e mërkurë më 28 shtator”.
I ngjason një seriali me pjesë cështja gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt. Seanca e katërt në ngarkim të tij u shtu me 5 ditë të tjera , ku një pjesë e avokatëve kanë theksuar në gjyq se ata nuk janë njohur me të gjitha provat në ngarkim të klientëve të tyre. Edhe pse organi i akuzës i ka mbyllur hetimet që më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen gjykata nuk ka mundur të japë vendimin e saj pasi në mënyrë të vazhdueshme pala mbrojtëse ka kërkuar kohë. Fax News mëson se në seancën e sotme nuk ka qenë e pranishme efektivja e policisë Xhensila Sota dhe një pjesë e anëtarëve të njësisë sa mbrojtjes së votës në Pd. Që një dosje të mbyllet vec provave kërkohet që në seancë të jenë të pranishëm të gjithë personat nën hetim për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Kujtojmë se Seanca në ngarkim të Paplekaj është shtyrë disa here ,ndërkohë dy herë u shty vetëm javën e shkuar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka pasur mungesa të avokatëve ndërsa herën e shkuar këta të fundit kanë kërkuar kohë të njihen me dosjen hetimore.Kjo për faktin se kur janë mbyllur hetimet, avokatët kanë qenë në grevë duke bojkotuar seancat.
Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grecës pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen “5 maji” në Elbasan. Bllokimi i makinës u pa një grup, i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në “SMV”-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto “SMV”, u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.