Vrasje e Mehmet Qamës mbrëmjen e të martës, prokuroria e Tiranës i kërkon gjykatës të caktoj arrest me burg për Majrus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armbajties pa leje. Arma e sekuestruar tip pistolete është dërguar në laboratorin e policisë për tu ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.
Ndërkohe për 4 shokët e tij prokuroria po kryen ende hetime për të zbuluar veprimet e tyre në fshehjen e krimit dhe manipulimim e vendngjarjes. Dosja nuk ka shkuar ende në gjykatë dhe prokurori i ccështjes është duke kryer veprimet e protet që brenda ditës së sotme ta ccojë atë në gjykatë, ku nesër pritet të mbahet edhe seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre