Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Roma 40-vjeçarin Festim Rusi, pasi akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 2001.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis Interpol Tirana dhe Interpol Roma, u bë arrestimi në Romë dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Festim Rusi, alias Besim Rusi 40 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në vitin 2001, shtetasi Festim Rusi alias Besim Rusi, në fshatin Metalliki në Greqi, pas një debati për motive të dobëta ka vrarë me armë të ftohtë thikë, shtetasin A. R.
(E.K/Faxweb.al)