AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vrau në 1997-tën dhe u arratis, ekstradohet pas 22 vitesh dibrani (Emri+ngjarja)

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 17 datë 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *