Një ngjarje e rëndë ndodhi në shkurt të këtij viti ne Lagjen “Sheq i madh “ në Fier ku 57 vjeçari Petrit Mamaj denoncoi ne polici si vetevrasje me thike te bashkeshortes se tij 50 vjecaren Valdete Mamaj por me pas është zbuluar nga policia dhe është pranuar autorësia e vrasjes nga Petrit Mamaj .
Në rrëfimin e tij para grupit hetimor 57 vjeçari Petrit Mamaj ka pranuar kryerjen e krimit të rëndë duke shfaqur edhe pendesë.
“U pendova për cfarë kisha bërë. Pas ngjaries, unë dola nga shtepia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjendjes Civile për të ngrënë mengjes dhe me pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur ne shtepi, u pendova për cfare kisha bërë dhe kam njoftuar ne telefon tim vëllain G, Mamai, i cili jeton disa shtepi me tutje ne lagjen ku banoj dhe kur ai erdhi në shtëpinë time, i thashe qe Valdetja ka vrare veten. Me pas, vëllai im G.M ka njoftuar policine. Deklaroi edhe nje here se per vrasjen e bashkëshortes time Valdete Mamaj une ndihem i penduar dhe u kerkoj falje femijeve te mi”– u shpreh ai.
Shtetasi Petrit Mamaj u arrestua ne flagrance ne oren 15:30 si autor i dyshuar per kryerjen e vepres penale: “Vrasje per shkak te mareëdhënieve familjare te bashkëshortes ” te parashikuar nga neni 79/c te Kodit
Akti Ekspertimit Mjeko ligjor r 09/a , mbi ekzaminimin e kufomes se shetases Valdete Mamaj, arrin ne konkluzion se:
Në trupin e kufomës vërehen dy plage në pjesën e kurrizit ku njëra është me drejtim nga lartë poshte dhe tjetra me drejtim nga poshte larte. Plaga me drejtim nga larte poshte është demtimi i pare i shkaktuar. Tre plage në gjoks dhe një në barke me drejtim nga lartë poshtë, nje plage ne barke me drejtim pothuajse horizontal, carjee mushkrive, carje e zemres, plage te duarve dhe dermishtje ekimoza.
Këto demtime iane shkaktuar me mjet te forte me teh të mprehtë.
Vdekja e shtetases Valdete Mamaj ka ardhur si rezultat i dëmtimit te muskulit të zemëes (plage qe ka sjelle dhe vdekjen)
Akti Ekspertimit Nr 4287 date 19.04.2022 (Ekspertim teknik thike) lidhur me ngjarjen e dates 08.02.2022
Bazuar në gjithë sa më sipër, në veprimet e te pandehurit Petrit Mamaj, rezulton se, ka të dhëna te mjaftueshme që vertetojnë se, ai ka konsumuar teresisht elementet e figures se vepres penale;
“Vrasja per shkak te marredhenieve familjare” te parashikuara nga neni 79/c i K.Penal
Persa me siper, ne mbeshtetje te nenit 331 te K.Pr. Penale.
KERKOJ
-Dergimin per gykim te procedimit penal Nr 128 te vitit 2022, me te pandehur, Petrit Mamaj,.
akuzuar per veprat penale”Vrasja per shkak te marredhenieve familjare” te
parashikuara nga neni 79/c i K.Penal