Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrau Dritan Haxhollin në Kavajë tek apartamenti i Marsidës, gjykata liron qelia ish-punonjësin e burgut

Gjykata ka liruar nga burgu Bledar Toçin, polici i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit.

Ngjarja e rëndë  ndodhi më  10 tetor të  2019, ku viktima kishte hyrë  në  banesën e Marsida Qatja,  brenda së cilës ndodhej edhe Bledar Toçi,  banues në Kavajë, ish punonjës i Policisë së Burgjeve.
Si ndodhi vrasja? 
1 i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një sherri në orët e para të mëngjesit të 10 tetorit në Kavajë, në banesën e Marsida Qatjas. Mësohet se e reja ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasem M.Q.
“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.
Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe natën kur ka ndodhur vrasja, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.
Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, pasi mbeti i plagosur.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *