Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrau biznesmenin në Vlorë, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari (Emri)

Është esktraduar nga Italia, Ergest Avdiu, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj në qershor të vitit të kaluar në Vlorë.

Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar Ergest Avdiu alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Ergest Avdiu dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Vasil Dervishaj.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

“Fute kallashnikovin në makinë…”, zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së biznesmenit në Vlorë: Ikni se jam unë përgjegjës!

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *