Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrau babanë me sëpatë, zbulohen veprimet e autorit pas ngjarjes. Policia: Ka probleme me shëndetin mendor (Foto)

Faxweb.al mëson detaje të reja lidhur me autorin e vrasjes së babait, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shalës të Memaliajt.

Arjan Shahaj, 35-vjeç rezulton se ka qenë i dënuar dhe më parë me 8 vite burg, për shkak se ka plagosur një bashkëfshatarin e tij.

Ai njihej si një person i dhunshëm dhe me probleme të shëndetit mendor, dhe sherri me të atin ka agravuar, duke qëlluar me sëparë mbi Iljaz Shahajn.

Mësohet se babë e bir janë nisur me bagëti së bashku, dhe pas një sherri, motivet e të cilit ende nuk dihen, i riu ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar në drejtim të babait. Plaga e shkaktuar nga sëpata ka rezultuar fatale për 77-vjeçarin.

I biri, pas vrasjes është kthyer në banesë, ka hedhur celularin në një kovë me ujë, ka marrë rroba dhe është larguar nga shtëpia.

Policia është vënë në ndjekje të tij, po nuk ka mundur ende që ta arrestojë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 

Në fshatin Shalës, Bashkia Memaliaj, shtetasi A.Sh. 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor) ka goditur me mjete të forta babain e tij, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka ngritur disa grupe kontrolli dhe po behet krehja e zonës për gjetjen dhe kapjen e autorit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.