Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vrau 17 bashkëmoshtarë, kërkohet dënim me vdekje për Nikolas Cruz

Prokurorët e SHBA kanë kërkuar dënim me vdekje për adoleshentin e akuzuar për vrasjen e 17 bashkëmoshatarve në një shkollë të lartë në Florida muajin e kaluar.
Nikolas Cruz, 19 vjeç, ka pranuar kryerjen e sulmit dhe mbi të rëndojnë 17 akuza për vrasje me paramendim

Kështu thuhet në një dokument të depozituar në gjykatë, të cilit i referohet agjencia e lajmeve “Reuters”. Prokurorët e argumentojnë kërkesën e tyre me faktin se, Cruz e ka kryer sulmin me vetëdije të plotë se mund t’u merrte jetën shumë njerëzve.

Ndaj 19-vjeçarit rëndojnë 17 akuza për vrasje me paramendim dhe 17 të tjera për tentativë vrasjeje. Pas depozitimit të kërkesës, avokatët e Cruz përsëritën ofertën që klienti i tyre të pranojë fajin nëse akuza nuk insiston për dënimin kapital.

Cruz pritet të dalë në gjykatë ditën e mërkurë, ku do t’i kërkohet që të deklarohet lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *