Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrasje që tronditën Tiranën dhe Korçën/ Policia nxjerr emrat e 3 më të kërkuarve (Foto+detaje)

Policia e Shtetit ka publikuar emrat, fotot dhe të dhënat e tre personave të tjerë që janë shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, siç është ajo e vrasjes. Dy prej personave të shpallur në kërkim i kanë kryer vrasjet në Tiranë, ndërsa krimi tjetër është kryer në Korçë, dhe për të tre janë dhënë dënime me 25 vite burg.

Gentian (Eugen) Sula

Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi Gentian (Eugen) Sula, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B.

Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’.

Besnik Lamçja

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur ‘Magazinat e tregtisë’, në rrugën ‘Siri Kodra’, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ‘Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Vjedhja me armë’.

Kujtim Qordja

Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur ‘Ura e Babrroit’, shtetasi Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H).

Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim’.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *