AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrasja që tronditi Laçin, 24-vjeçari u qëllua me breshëri për një vend parkimi. Autorët të paidentifikuar

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Laçin, ku u qëllua me breshëri arme mbi 24-vjeçarin Viktor Shkorreti.

Nga të dhënat paraprake mësohet që shkaku i ngjarjes të ketë qenë qenë një zënkë për një vendparkimi, megjithatë ende nuk dihen motivet e qarta, dhe nuk është bërë e mundur as identifikimi i autorëve.

Të shtënat janë shënuar në afërsi të Gjykatës së Laçit, ndërsa bëhet me dije se viktima ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Të shtënat me kallashnikov të cilat kanë tronditur qytetin e Laçit, përkojnë me të martën e fundit të Shna Ndout, kohë ku për shkak të festës vendi është i mbushur me pelegrinë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik tek besimtarët.

Kujtojmë se kjo është vrasja e dytë që trondit Laçin në këto dy muajt e fundit, pasi në 29 Prill u ekzekutuan në afërsi të komisariatit të policisë Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, të dy kushërinj mes tyre.

Policia ka ngritur mbrëmjen e djeshme postoblloqe në disa pika hyrëse dhe dalëse të qytetit të Laçit po pa mundur që të identifikojë dot autorin apo autorët që kanë marrë pjesë në ngjarje. Zona ku ka ndodhur vrasja është errësirë dhe nuk ka kamera sigurie, çka e bën edhe më të vështirë zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 25 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.’

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *