AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vrasja për shkaqe xhelozie, policia jep njoftimin zyrtar për krimin e pasionit në Kavajë

Policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me vrasjen që ndodhi pak pas mesnate në Kavajë, ku efektivi Bledar Toçi qëlloi për vdekje Dritan Haxhollin. Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie dhe Toçi ka qëlluar mbi viktimën në kushtet e vetëmbrojtjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja:

1 i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një sherri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, në banesën e një të reje me inicialet M.Q. Mësohet se e reja ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasem M.Q.

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

Shtetasja M.Q ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

Nënë e 2 fëmijëve dhe me burrin në burg, kush është Marsida Qatja, ‘sebep’ i sherrit me 1 të vdekur dhe 1 të plagosur në Kavajë

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *