AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vrasja në Laç, policia identifikon autorin: Ja shkaku i konfliktit

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes që ndodhi mbëmjen e djeshme në Laç, ku mbeti viktimë 24-vjeçari Viktor Shkorreti. Sipas policisë autori i kësaj ngjarje, që ndodhi për shkak të një konflikti për motive të dobëta është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake mësohet që shkaku i ngjarjes të ketë qenë qenë një zënkë për një vendparkimi. (Lexo edhe ketu)

Njoftimi i policisë:

Zbardhet  vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur  mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit  në bashkëpunim me Policinë e Tiranës  vijon punën  për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *