AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vrasja në Kavajë/ Flet halla e Marsida Qatjas: Ja çfarë dimë për lidhjen e mbesës me Dritanin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një person mbeti i vdekur dhe një oficer policie mbeti i plagosur.

Familjarët e 30-vjeçares, siç pohon edhe halla, nuk kanë patur dijeni për lidhjen e Marsidës me viktimën Dritan Haxhollin. Halla e Marsida Qatjas shprehet se vajza është martuar që 14-vjeç dhe se ka 3 fëmijë, dy nga martesa e parë dhe një nga martesa e dytë.

GJithashtu halla deklaron se nuk e dinin për lidhjen me Dritanin.

“Marsida është martuar që 14-vjeç, me burrin e parë ka dy fëmijë ndërsa me të dytin 1 djalë. Nuk e dinim që kishte lidhje me Dritanin. Personat që ishin në banesë, nuk i njohim”.

Mësohet se Qatja është nënë e tre fëmijëve, ndërsa bashkëshorti i saj ka qenë në burg në Gjermani, në momentin kur ka ndodhur krimi.

Ajo duket se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i vrarë, ndërsa mbetet e paqartë lidhja që ajo ka pasur me efektivin e policisë Bledar Tocci, tek i cili ka kërkuar ndihmë për të ndërperë kërcënimet e ish-it të saj.

Nga ana tjetër Faxweb.al raporton se viktima Dritan Haxholli kishte dy emra, pasi njihej ndryshe dhe si Tan Peza, dhe kishte pasur probleme të mëparshme me ligjin, edhe në shtetin grek.

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *