AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrasja në Kavajë, arrestohet shefi i burgjeve dhe vëllai i tij, fundosen nga ajo që gjendet në banesë

Policia e Shtetit ka arrestuar shefin e sigurisë së  Burgut të Durrësit Bledar Toçi dhe vëllanë e tij, vrasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kavajë.

Së bashku me Bledar Toçin është  arrestuar dhe vëllai i tij pasi në banesë i janë gjetur 7 doza kokainë, ç’ka rëndon edhe më shumë pozitat e tyre.

Nga ana tjetër Faxweb.al raporton se viktima Dritan Haxholli kishte dy emra, pasi njihej ndryshe dhe si Tan Peza, dhe kishte pasur probleme të mëparshme me ligjin, edhe në shtetin grek.

Bledar Toçi mësohet se ka shkuar në banesë pasi shtetasja Marsida Qatja i ka kërkuar ndihmë, pasi Haxholli e përndiqte vazhdimisht, pasi ajo kishte vendosur që ti jepte fund marrëdhënies me të.

Si ndodhi ngjarja:

1 i vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një sherri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë, në banesën e një të reje me inicialet M.Q. Mësohet se e reja ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasem M.Q.

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

Shtetasja M.Q ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

Viktima Dritan Haxholli dhe shefi i sigurise ne burgun e Durresit Bledar Toci

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *