Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vrasja e vjehrrës nga nusja në Dibër, banorët të shokuar: Ajo thonë që ka qenë me të meta, Nazmija as ujin nuk turbullonte

Një vrasje që u zbulua për banorët dhe opinionin publik pas disa orësh. Krimi i rëndë në Dibër, ku nusja Miranda Markja, 44 vjeç vrau me thikë vjehrrën e saj Nazmije Markja 74 vjeçe ka tronditur fshatin e vogël të Burimit në Maqellarë të Dibrës, por jo vetëm.

Teksa flasin për News24, banorët thonë se kanë shkuar për ngushëllim që prej ditës së djeshme kur iu erdhi lajmi për vdekjen e 74-vjeçares, por nuk e kanë ditur arsyen e vërtetë. Ata shprehen se e kanë marrë vesh nga të afërmit dhe televizori. Për viktimën dhe familjen e saj fjalët janë vetëm të mira. Sa i përket problemeve të shëndetit mendor, për të cilat thuhet se vuante autorja, ata ngrenë supet.

“Nazmija shumë e mirë, e urtë, e sjellshme, ujin nuk e turbullonte. I kam fis të largët. Dy djemtë i ka në Itali nusja, një voc të vogël ka këtu, një gocë e ka martuar në Bulqizë, rri në Angli. Nusja, thonë që ka qenë pak me të meta.

Bashkëshorti ishte në Maqellarë duke shitur me një tavolinë, kur e morën në telefon dhe ka ardhur e ka gjetur të vrarë nga ora 4 pasdite dje. Kanë njoftuar policinë, se kush nuk e di dhe erdhi policia”, tha një banor.

“Shumë të mirë si familje, punëtorë, në punë të vet, në hall të vet. Se si u bë nuk e di. Njerëz shumë të urtë, të butë.
Në televizor e dëgjova. Ne shkuam për ngushëllim, po nuk e dinim që e kishte vrarë. Morëm detyrat si komshi për të marrë pjesë në varrim. Nuk na thanë përse kishte vdekur. Sot e morëm vesh në televizor. Policia ka qenë mbrëmë sipas të dhënave. Nuk dimë gjë që kanë pasur konflikt. Ka katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem”, shprehet një tjetër banor.
“Na njoftuan, sollën njeri këtu. Thanë ka vdekur filania. E dimë që ka qenë sëmurë, ka qenë e vjetër, jo shumë, por me astmë. Shkuam aty, takuam njerëzit e afërt të saj, kishin ardhur vëllezërit, ngushëlluam dhe dolëm. Jashtë ishte një polic. Nuk dinim gjë për krimin, absolutisht. Nuk na thanë, sot në mëngjes e kam marrë vesh. Më pyeti një shok në telefon, e kishte dëgjuar në televizor. Nuk dimë gjë që ka qenë e sëmurë nusja. Ne nuk e dimë”, deklaron një tjetër.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (54%, 13,692 Votes)
  • PS (28%, 7,156 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 2,227 Votes)
  • LSI (5%, 1,231 Votes)
  • Të tjera (4%, 1,023 Votes)

Total Voters: 25,329

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.