Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrasja e Lazer Arrajt në Dukagjin, policia arreston kushëririn e tij (Emri)

Burime për Fax News konfirmojnë që është identifikuar dhe ndaluar autori i vrasjes së Lazër Arrajt që ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Palaj të Dukagjinit. Mësohet se autori i ngjarjes është Marash Arra, kushëri me viktimën, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja e këtij krimi. Po ashtu policia ka ndaluar për verifikim dy persona të tjerë.

Arraj u gjet i vdekur në zonën e thellë malore gjatë mesditës së djeshme, ndërsa kanë qenë dy plumba në trup ata që i kanë marrë jetën 55-vjeçarit.

Lazër Arraj u gjet i vdekur nga nipërit e tij, ndërsa mësohet se ishte duke u kthyer për në Shkodër, ku ka edhe vendbanimin, ndërsa në fshat kishte qenë për të grumbulluar zahiretë e dimrit.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *